Meta dekorohet me Titullin e “Gjergj Kastriot Skënderbeu”: E pranova me përulësi (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta është vlerësuar me Titullin që mban emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nga Bashkia arbëreshe e Frascineto.

Lajmin e bëri të ditur vetë Meta, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Kjo dekoratë, sipas Metës, iu dha për forcimin e bashkëpunimit mes shtetit shqiptar dhe arbëreshëve të Italisë.

“E pranova me përulësi vlerësimin e lartë me Titullin që mban emrin e Heroit Kombëtar, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, që më akordoi Bashkia arbëreshe e Frascineto dhe autoritetet vendore.

I nderuar, por dhe më shumë i motivuar, për të bërë gjithçka për forcimin e marrëdhënieve mes Arbëreshëve dhe Shqipërisë, rritur shkëmbimet kulturore e turistike mes nesh, si dhe për të dyfishuar përpjekjet që trashëgimia e vyer e “Motit të Madh” të Arbërit, të bëhet sa më parë pjesë e UNESCO-s”, është shprehur Meta./albeu.com/