MPB hap konkursin për 300 policë
Ministria e Punëve të Brendshme shpall konkursin për punësimin e 300 policëve, ndërsa në kuadër të kësaj shifre nuk dihet akoma se sa do të jenë shqiptarë, shkruan INA.

Punësimi do të bëhet pas kryerjes së këtyre kandidatëve të trajnimit njëvjecar në Qendrën për trajnim pranë Ministrisë së Punëve të Brëndshme.

Kandidatët duhet të jenë më të rinj se 25 vje[ dhe të kenë arsimimin e mesëm. Paraqitja e kandidatëve duhet të bëhet pranë SPB-së në Shkup dhe stacioneve policore në Gazi Babë, Bit Pazar dhe Karposh, si dhe në sektorët në Manastir, Veles, Kumanovë, Tetovë, Ohër, Strumicë dhe Shtip. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2012, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori