MPB: Dje nuk ka patur incidente në Butel
"Mbrëmë nuk ka pasur incidente të shënuara, në dhe rreth vendit ku po qëndrojnë me tenda qindra protestues të udhëhequr nga funksionarë të lartë të BDI-së", konfirmojnë për Portalin Portalb nga Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit.

"Situata gjatë natës së mbrëmshme ka qenë e qetë, nuk është shënuar asnjë incident përveç atyre paraprake, ku u dogj një palmë, u prish gur-themeli dhe rrethoja e kryqit", u shpreh zëdhënësja e SPB-Shkup, Liza Bendevska.

Rikujtojmë se pas marshit të djeshëm protestues, i udhëhequr nga funksionarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, protestuesit kanë vendosur të qëndrojnë në vendin ku është paraparë të vendoset kryqi gjigand në Komunën e Butelit, siç thonë ata, derisa Komuna e Butelit ta tërheq vendimin e saj.

Pas marshimit protestuesit prishen gur-themelin dhe rrethojën e kryqit, gjithashtu është djegur edhe një palmë, ndërkaq në po të njëjtin vend janë vendosur 4 tenda më të vogla dhe dy më të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2016, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori