MOTI/ Vranësira dhe reshje shiu në Maqedoni
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut dhe borës në zonat malore . Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në dhjetë gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët, me erë të dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius.
Shtuar më 15/12/2018, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori