Moti sot në Maqedoni
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me temperatura dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri, ndërsa ajo të ditës 4 deri në 2 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 2 , ndërsa e ditës prejkatër deri në dy gradë.

Gjatë natës, duke filluar nga perëndimi, do të ketë reshje të dëborës, të cilat të premten paradite në disa vende më të ulëta do të kalojnë në shi, ndërsa lokalisht do të ketë paraqitje të shiut të ngrirë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare juglindore.

Gjatë fundjavës ende do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, por do të ketë ngrohje të konsiderueshme që do të kushtëzojë shkrirje të shpejt të mbulesës së dëborës.
Shtuar më 02/03/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori