Moti sot në Maqedoni
Pëlqej
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në një, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus pesë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 10 gradë.
Shtuar më 07/12/2017, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori