Barcelona nuk ka të ndalur, pranë marrëveshjes me Bayern për Lewandowski

Sot është dita e tretë që Robert Lewandowski shkon me vonesë në stërvitje me Bayern Munich.

Polaku e ka patur si një shenjë protest këtë veprim, për t’i bërë me dije klubit gjerman se ai dëshërin largimin në drejtim të Barcelonës.

Pak çaste më parë, gazetari i njohur italian i futbollit, Fabrizio Romano, ka raportuar se Barcelona ka dorëzuar ofertën zyrtare në drejtim të Bayern-it për Lewandowski. Drejtuesit spanjollë janë në kontakte direkte me agjentin e lojtarit, Zahavi, dhe thuhet se marrëveshja totale do të vijë brenda pak ditësh.

Mësohet se Lewandowski ka insistuar me drejtuesit e Bayern Munich këto 24 orët e fundit për t’u bashkuar me Barcelonën sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ky operacion ka hyrë në fazat përfundimtare dhe pritet që të ketë një njoftim të rëndësishëm në fillim të javës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.07.2022 15:35