Moti sot ne Maqedoni
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, në më shumë vende me temperatura ditore mbi mesataren.


Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri më 15 gradë celsius, ndërsa ato ditore prej 25 deri më 33 gradë celsius. Vlera e valëve UV do të jetë 7.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell, me temperaturë më të ulët 11 gradë dhe temperaturë më të lartë ditore 33 gradë celsius.

Nesër gjatë natës dhe të martën paradite, nën ndikim të valës së vranësirave do të ketë kuhste për rreshje lokale të shiut dhe vetëtima, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.
Shtuar më 10/09/2017, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori