Moti sot në Maqedoni
Moti sot në Maqedoni parashikohet jetë kryesisht me diell. Në pjesët jugore paradite do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët. Në vendet më të larta dhe në pjesët malore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në minus një gradë Celsius, ndërsa e ditës prej katër deri nëntë gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri minus pesë gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius./Albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori