Protestuesit shpërndahen nga Kryeministria, bllokojnë Unazën nga të dy anët

Përshkallëzohet protesta në kryeqytet kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë bllokuar të dyja anët e Unazës së Vjetër.

Disa janë ulur në tokë dhe kërkojnë uljen e çmimit të karburanteve.

“Fikni makinat” janë dëgjuar të brohorasin ata duke u bërë thirrje shoferëve të bashkohen me protestën e tyre.

Shoferët u janë përgjigjur thirrjeve të tyre kanë lënë makinat përgjatë bulevardit dhe janë bashkuar me turmën.


Shtuar 10.03.2022 19:25