Numërohen kutitë e para në Rrogozhinë, kush kryeson

Kanë dalë rezultatet e para nga numërimi i votave në Rrogozhinë.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se në qendrën 2148 kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi ka marrë 17 vota, Edison Memolla i PS, 91 dhe ai i “Shtëpisë së Lirisë” 33 vota.

Sakaq, në qendrën 2150, Saraçi ka marrë 37 vota, Memolla 48 dhe Xhani 22. Procesi i numërimit në Rrogozhinë nisi pak minuta më parë. Pritet që rezultati final të publikohet mëngjesin e nesërm./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 00:17