Moti ka surpriza pasdite në Maqedoni
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites kryesisht në rajonet malore me vranësira të shtuara dhe jostabil i përcjell me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Do të fryjë erë e përforcuar jugore deri në mesatare, ndërsa më e theksuar në jugun e vendit.

Temperaturat minimale do të sillen në interval prej 14 deri 21, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 38 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë deri në 8 gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me diell, gjatë ditës nxehtë, por me erë të përforcuar jugore deri në mesatare.

Pasdite do të ketë kushte të paraqitjes së motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë 19, ndërsa ajo maksimale 35 gradë Celsius.

Në periudhën që vijon moti do të mbajë i nxehtë, në orët e paradites do të jetë me diell, ndërsa gjatë pasdites kushte për paraqitje të përkohshme të shiut të rrëmbyeshëm, lokalisht madje i ndjekur me bubullima.

Pak më freskët do të jetë të hënën.
Shtuar më 02/08/2019, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori