Moti i keq përfshin Maqedoninë, reshje dhe breshër deri në fund të muajit
Reshjeshiut dhe erëra të forta priten gjatë orëve të pasdites, veçanërisht në pjesët lindore të vendit. Sipas meteorologëve, mot i ngjashëm me reshjeshiut do të mbizotëroje deri në fund të muajit.

"Pasdite është e mundur dukuri e izoluar e shiut të shkurtër të qëndrueshme kryesisht në rajonet malore, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë thatë dhe me më shumë diell, kështu edhe të mërkurën do të jetë kohë stabile dhe e thatë në të gjithë vendin megjithatë të enjten pasdite po ashtu edhe të premten përsëri do të do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe me stuhi. Sa i përket temperaturave ditore ato do të jenë pa ndonjë ndryshim të madh, edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë moti i përgjithshëm, do të ketë shira të rrëmbyeshme dhe stuhi deri në fund të muajit" – deklaroi Kostadinka Arsovska, Enti Hideometerologjik.

Nga erërat e fuqishme që mbrëmë prekën vendin, dy aeroplanë nuk kanë mundur të aterojnë në Shkup, duke u riorientuar njëri në Ohër dhe tjetri në Prishtinë. Shirat e rrëmbyeshëm me erëra të fuqishme dhe breshër mbrëmë prekën Serbinë, ndërsa u regjistruan 15 mijë rrufe.

Reshjet e mbrëmshme në Serbi sipas mediave kanë dëmtuar shumë kultura bujqësore.

Autoritetet serbe njoftuan se mbrëmë nga qendrat e radarit kanë hedhur në ajër afër 829 raketa për shpërndarjen e reve. /alsat/
Shtuar më 20/05/2019, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori