Moti i ftohtë, shënohet viktima e tretë në Maqedoni
Temperaturat e ulta në Maqedoni që kanë ardhur pas ndërrimit të viteve, kanë shënuar viktimën e tretë nga i ftohti i ashpër.

Një 68-vjecar nga Shkupi në lagjen Aerodrom ndërroi jetë të dielën si pasojë e të ftohtit.

Ai kishte refuzuar të strehohej në shtëpinë e të pastrehëve dhe kishte qëndruar në një ndërtesë të braktisur pa ngrohje, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen nga hipotermia, transmeton "Zhurnal".

Kujtojmë se të dielën u gjet i trupi i pajetë i një 60-vjecari, i cili për shkak të konsumit pa kriter të alkoolit, ishte shtrirë para shtëpisë dhe kishte humbur ndjenjat. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori