MOST: Vendvotimet janë hapur me kohë, nuk ka parregullsi
Të gjithë vendvotimet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ku zgjidhen kryetarët e komunave janë hapur në kohë, votimi po ecë rrjedhimisht dhe deri tani nuk ka informata për çfarëdo lloj parregullsi, informuan në pres-konferencën e sotme të parë nga Asociacioni qytetar MOST.

Zllatko Dimitrioski nga ky asociacion theksoi se MOST po e ndjek votimin me gjithsej 1000 vëzhgues prej të cilëve 910 janë sistemuar në vendvotime dhe mbulojnë 50 për qind nga vendet ku sot po zhvillohet votimi.

MOST e vëzhgon raundin e dytë të zgjedhjeve edhe me 45 ekipe mobile.

Nga asociacioni apelojnë deri te qytetarët që të gjithë parregullsitë që dëshirojnë t’i paraqesin këtë mund ta bëjnë në numrin telefonik falas 080 080 080 si dhe në ueb platformën.
Shtuar më 29/10/2017, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori