Pochetino: Messit i duhet kohë të përshtatet me Mbappen

Mauricio Pochettino ka ngjallur reagime të shumta lidhur me deklaratën e fundit për Kylian Mbappen.

Ani pse Mbappe është që katër vite në Parc des Princes, Pochettino thotë se sulmuesi francez ka nevojë për kohë që t’i përshtatet lojës së Neymar, Messi dhe Di Maria – deklaratë që nuk përkon me dëshirat e Mbappes, për të qenë lider i një ekipi.

“Përshtatja e Mbappes me Messin, Di Marian dhe Neymarin do të ndodhë me kohë, ai ka nevojë për kohë për t’u adaptuar”, tha Pochettino që ka ngjallur reagime.

Lojtari është i irrituar me diçka të tillë dhe sipas mediave në Spanjë, kjo vetëm sa e ofron më shumë te Real Madridi.


Shtuar 22.09.2021 10:42