MOST njofton për parregullsi të shumta në disa Komuna
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST, Darko Aleksov, ka njoftuar se që nga ora 7:00 e mëngjesit, deri në disa orë para përfundimit të procesit zgjedhor ka pasur shkelje gjatë procesit zgjedhor.

“Ka pas në vazhdimësi shkelje të procesit zgjedhor, duke filluar që nga mos funksionimit të llambave për verifikim, keqpërdorim të fletave të votimit, nxjerrja jashtë të flet votimit, pastaj sharje dhe fyerje në vend votim. Parregullsi të shumta ka pas pothuajse në të gjitha komunat”, tha Darko Aleksov Drerejtori ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST

Ai po ashtu ka pohuar se gjatë procesit të votimit janë vërejt edhe shumë parregullsi të tjera, të cilat shkojnë ndesh me rregullat dhe ligjet e vendit.

Aleksov theksoi se mosrespektimi i procedurës së votimit dhe reagimi nga ana e këshillave zgjedhore është vërejtur në vendvotimin 2762 në komunën e Kisela Vodës, ku një votues ka pasur gjurmë boje, nuk i është lejuar të votojë.

Votuesi ka filluar të protestojë, janë thirrur përfaqësues nga KKZ-ja të cilët anëtarëve të KZ-së iu thanë se duhet vetë të vendosin nëse do t'i lejojnë të votojë. Votuesi kishte filluar edhe të kërcënohet, pas çka anëtarët e KZ-së votuan dhe vendosën t'i lejohet të votojë.

vendvotimin 1042/1 në komunën e Kumanovës, KZ gabimisht ka dhënë dy fletë për zgjedhjen e këshillit. I kanë bërë thirrje KKZ-së dhe është bërë procesverbal. Votimi është ndërprerë për rreth 10 minuta.

vendvotimin 2639 në komunën e Karposhit, një votuesi i janë dhënë dy fletë pas çka votuesi ka reaguar dhe votimi është ndërprerë për 20 minuta. KZ-ja ka bërë procesverbal, votuesit i është dhënë fletë e përshtatshme, pas çka votimi ka vazhduar.

vendvotimin 2737, komuna e Aerodromit, një votuesi i janë dhënë dy fletëvotime nga blloku i njëjtë.

Votuesi i ka rrethuar, por para se t'i vendos në kutinë votuese KZ-ja ka vërejtur se votuesi ka 2 fletëvotime të njëjta, pas çka njëra i është marrë dhe e ka lënë në zarf për fletë të pavlefshme dhe i ka dhënë fletë të re votimi. Është bërë edhe procesverbal.

vendvotimin 0663 në komunën e Karposhit, gjatë grisjes së fletëvotimit nga blloku një pjesë e fletëvotimit ka mbetur e pa grisur, dhe me këtë rast fletëvotimi u la në zarf, është bërë procesverbal, ndërsa votuesit i është dhënë fletë e re.

vendvotimin 1376 në komunën e Prilepit, tre fletë të pashfrytëzuara janë gjetur pas paravanit nga ana e KZ-së. Votimi është ndërprerë për 10 minuta, është thirrur KKZ-ja, është bërë procesverbal, ndërsa fletët janë lënë në kutitë.

vendvotimin 1456 në komunën e Prilepit, pas paravanit është gjetur fletëvotim i pashfrytëzuar, pas çka e njëjta është lënë në kutinë e votimit.

vendvotimin 0669 në komunën e Kavadarit, 10 votues nuk janë kontrolluar me llambën UV. Në vendvotimin 0741 në komunën e Kërçovës, shtatë raste të votimit familjar, me ç'rast janë keqpërdorur 17 vota, ndërsa Këshilli zgjedhor nuk ka reaguar edhe në vendvotimin 0998 në komunën e Kumanovës, llamba nuk punon gjysmë ore, ndërsa KZ-ja nuk reagon.

Aleksov potencoi se probleme të shkaktuara nga persona të paautorizuar ka pasur para SHF "Goce Delçev" në Negotinë ku ka persona të paautorizuar me lista.

Mosrespektim të procedurës së votimit dhe probleme të shkaktuara nga votuesit, MOST ka vërejtur në vendin e votimit 2469 në komunën Çuçer Sandevë, rreth orës 13:00 kur një votues ka dashur të votojë në emër të personit të tij të afërt.

Pasi KZ nuk i ka lejuar, personi ka tentuar ta marrë fletëvotimin, pas çka votimi është ndërprerë dhe është thirrur policia. Pasi policia ka bërë inspektim dhe është bërë procesverbal nga ana e policisë së KZ-së, votimi ka vazhduar. Ndërprerja ka zgjatur 40 minuta.

vendvotimin 1273 në komunën e Ohrit, një votues e ka fotografuar fletëvotimin dhe e ka lënë në kutinë e votimit. Është thirrur policia e cila e ka arrestuar votuesin.

vendvotimin 2699 në komunën e Aerodromit, është gjetur një fletëvotim pas paravanit. KZ-ja e ka shpallur fletën të pavlefshme.
vendvotimin 2576/1 në Gjorçe Petrov, një votues i ka fotografuar fletëvotimet, KZ-ja ka thirrur polici dhe votuesi është arrestuar.

Votimi është ndërprerë 10 minuta, ndërsa fletëvotimet janë anuluar edhe në vendvotimin 2653, në komunën e Karposhit, kur një votues ka lënë dy fletë pas paravanit, KZ-ja ka vërejtur se janë atje, e ka kthyer votuesin mbrapa, por ai nuk ka dashur të votojë, pas çka fletët janë anuluar. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori