“Most”: Në Shuto Orizarë janë ndarë ushqime, parregullsi në Greshnicë dhe Vinicë
Lëvizja Qytetare “Most” ka vërejtur disa incidente në vende të ndryshme të Maqedonisë që nisin nga përleshjet fizike, agjitimi për orientimin e votës dhe tentimi për shitblerje të votës.

Siç theksoi Darko Aleksov nga kjo organizatë, në Shuto Orizarë janë ndarë ushqime nga parti të ndryshme politike në këmbim për votë. Në mënyrë shtesë, janë ngjitur edhe pllakate propagandistike në afërsi të vendeve të votimit.

Në fshatin Greshnicë të Kërçovës , një aktivist partiak me edhe dy-tre persona të tjerë, kanë bërë agjitim para vendvotimeve, respektivisht para derës së klasave ku është zhvilluar votimi.

Në Vinicë të paktën dhjetë persona, pasi që kanë votuar, janë afruar para kutive dhe i kanë hapur fletët duke pyetur se në cilën kuti duhet vendosur fletat, dhe me këtë gjest kanë shpalosur qartë opsionin që e kanë votuar dhe këto fletë janë shpallur si të pavlefshme. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2017, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori