Mosrespektimi i gjuhës shqipe/ Sela bojkoton Mbremjet Strugane të Poezisë
Kanë ngelur edhe shumë pak ditë deri në fillimin zyrtar të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, për të cilat është përgatitur edhe një program mjaft voluminoz i aktiviteteve kulturore.

Nga viti i kaluar ky eveniment artstik është ndarë në dy pjesë dhe do të fillojë nga dita e dielë, 23 gusht dhe do të zgjasë deri më 31 gusht.

Gjatë ditëve në vazhdim, do të zhvillohen shumë aktivitete poetike, vizita qyteteve dhe objekteve-monumenteve të kulturës, duke realizuar një program të zgjeruar të aktiviteteve, pa përjashtuar aktivitetet tradicionale nga vitet e kaluara.

Të gjitha këto janë aktivitete pak apo shumë tashmë të njohura por, për MSP mbeten edhe shumë të panjohura ato që kanë filluar të manifestohen gjatë dy-tre viteve të kaluara, kur ka filluar mosrespekimi dhe injorimi i përdorimit të gjuhës shqipe në këtë manifestim.

Pushtetit vendor dhe kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela ka bojkotuar këtë aktivitet në shenjë revolte për mosrespektimin e gjuhës shqipe në aktivitetet dhe promovimin e këtij manifestimi, si gjuhë zyrtare në përdorim zyrtar në territorin e komunës së Strugës, trasmeton Telegrafi.

Ina-Online bën të ditur se këtë kërkesë të pushtetit vendor Drejtoria e MSP vazhdimisht e ka injoruar dhe e ka refuzuar, duke iu referuar Statutit të këtij manifestimi ndërkombëtar dhe kjo ka sjellë deri tek përplasja verbale dhe mediatike ndërmjet MSP dhe pushtetit vendor dhe çështja ka ngelë e papërfunduar.
Shtuar më 20/08/2016, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori