Mosanëtarësimi në NATO dhe BE, i kushton Maqedonisë 1 miliard euro
Çarshia e Shkupit
Maqedonia me humbje të mëdha në shumë fusha e sidomos në atë ekonomike, analistët ekonomik me mendime të njëjta. Maqedonia, perveç politikisht ka humbur shume edhe ekonomikisht si shkak i mos anetarsimit në BE dhe NATO, mendimin e njëjtë e ndajnë analistët ekonomik në vend, shkruan Zhurnal.

“Humbjet janë në dy drejtime, njëra se qeveria aktuale gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka krijuar kushte për thithjen e investimeve direkte dhe e dyta se kjo udhëheqësi nuk ka interes përveç deklarativ që të tërheq investitorë, bile ndodhi e kunderta u larguan investitorët” shprehet Xhevdet Hajredini, analist ekonomik.

Sipas Hajredinit, mos anëtarësimi në NATO dhe BE, Maqedonisë i kushton rreth 1 miliard euro, gjë të cilën nuk e lejuan shtetet fqinje.

Nga ana tjetër profesor Nasir Selimi, thotë se humbjet kanë ardhë edhe si pasojë e mosshfrytëzimi i fondeve te mjeteve financiare të cilat BE i mundëson anëtareve të saj për qëllime të ndryshme dhe me kushte te volitshme.

“Vonesa e anëtarsimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, ka ndikuar dukshëm në mosinteresimin e investitorëve të huaj.Maqedonia dy dekadat e fundit bindshëm rangohet e fundit në rajoni për investimeve te drejtperdreja te huaja”,vazhdon Selimi

Megjithatë, që të dy ekspertët ndajnë mendimin se investimet kapitale në këtë vit kanë pësuar ulje të mëdha, shuma e kapitalit të investuar është jo më shume se 200 milion euro.

“Ndikim negativ ekonomik, vihet re sidomos në mikroekonomi, këtu kemi parasysh poziten e vështire të firmave të cilat ballafaqohen me problemet e shumta sikur se janë: mos depërtimi i mjaftueshem i produkteve tona në tregun e BE, mosshfrytezimi i kushteve te volitshme që ofron tregu evropian, mos shfrytezimi i kooperimit dhe bashkëpunimit sa duhet me firmat jashtë vendit, koordinimi në sektorin e hulumtimeve dhe kërkesave”, shton Selimi.

Maqedonia sipas te dhënave statistikore të Eurostat në vitin 2009 shënon rekordin e varfërisë me 31.2 % të popullatës.
Shtuar më 07/10/2010, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori