Evrodeputetja sllovene Tanja
Fajon i ka bėrė thirrje qytetarėve tė Maqedonisė qė tė rrinė tė qetė dhe tė pėrmbahen nga incidentet e tjera, informon INA.
Kjo ėshtė shumė me rėndėsi, ashtu siē ėshtė me rėndėsi qė tė kapen kryerėsit e vrasjes. Nė kėtė moment ėshtė mirė tė veprohet nė qetėsi dhe me menēuri, ka theksuar
Fajon, e cila ėshtė edhe anėtare e Parlamentit Evropian pėr Evropėn Juglindore dhe raportuese pėr liberalizimin e vizave.
Ajo i ka bėrė thirrje autoriteteve nė Shkup qė tė bėjnė ēdo gjė qė ėshtė nė fuqinė e tyre pėr tė siguruar njė ambient tė qetė pėr tė gjithė qytetarėt nė vendin e tyre dhe tė kthehet paqja.
Vrasjet e tilla dhe konfliktet
etnike janė tė papranueshme dhe janė nė kundėrshtim me vlerat evropiane. Marrėveshja e Ohrit ėshtė me rėndėsi vitale pėr qytetarėt e Maqedonisė pėr rrugėn e tyre drejt BE-sė. Ēdo dhunė e mėtejshme
etnike seriozisht do tė rrezikonte rrugėn dhe lėvizjen drejt BE-sė, ka theksuar evrodeputetja
Fajon, duke i shprehur ngushėllime familjeve pėr humbjen e tė afėrmve tė tyre. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012,
ora 11:00