Khloe Kardashian në pritje të ëmbël, foto që shtoi dyshimet (FOTO LAJM)

Një postim që Khloe Kardashian ka bërë së fundmi në Instagram, ka shtuar dyshimet se ylli televiziv është në pritje të fëmijës së dytë.

Khloe shihet teksa ka pozuar buzë detit e veshur me një fustan të gjerë. “Gëzuar Ditën e Punës”, ka shkruar ylli televiziv krahas fotos.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është barku që duket pak i rrumbullakosur. Kaq ka mjaftuar të vërshojnë komentet e shumta nga fansat se është sërish shtatzënë. “Mos është shtatzënë?” “Më duket sikur është shtatzënë”, kanë shkruar disa prej tyre.

Megjithatë, fansat janë të sigurt se bebushi është i Tristan, me të cilin është përfolur shumë se është rikthyer sërish në krahët e tij.

Kardashian thuhet se i ka dhënë një mundësi të dytë ish-partnerit Tristan Thompson, me të cilin u nda kohë më parë pas tradhëtisë me Jordyn Woods.


Shtuar 9.09.2020 07:50