"Mos i shisni prona shqiptarëve"
Lideri i partisë TMRO dhe njëherazi drejtor në Inspektoratin shtetëror në Ministrinë e pushtetit lokal, Vanço Shehtanski dëshmoi edhe njëherë albanofobinë me qëndrimet e tij. Në emër të partisë u bëri thirrje maqedonasve që jetojnë në Çair, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Mavrovë, Kërçovë dhe Strugë që të mos të jenë nën presion dhe t’iu shesin pronat e tyre shqiptarëve .

"Shihet qartë se është rritur aktiviteti i shqiptarëve me fonde nga SHBA dhe nga Evropa, për qëllimin e tyre që sa më shumë të marrin tokë maqedonase, për statusin e tyre final në Maqedoni", thuhet në njoftim, citon Zhurnal.

Kjo parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritar thotë se maqedonasit nuk kanë tokë për shitje. Ata propozojnë që të miratohet urgjentisht një ligj për shitjen e pronave personave fizik në periudhë prej 50 vitesh dhe të shtohen investimet shtetërore në pjesën Veriperëndimore të Maqedonisë, me qëllim që të ringjallen fshatrat e braktisura maqedonase. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2013, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori