Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Mos harroni shqiptarët e Maqedonisë
Tashmë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë abetare të përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e klasave të para në të gjitha shkollat fillore të dy shteteve. E njëjta abetare do të përdoret edhe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në diasporë me qëllim ruajtjen, mësimin dhe unifikimin e gjuhës shqipe kudo ndodhen shqiptarët.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur edhe me shqiptarët e Maqedonisë. Edhe pse numri i shqiptarëve atje është tepër i madh dhe rritja demografike sa vjen dhe rritet, fëmijët shqiptarë në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Manastir, Strugë, Ohër, Kërçovë dhe kudo ka shqiptarë në IRJM nuk do e kenë mundësinë të mësojnë të njëjtën shqipe që mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe disaporë, pavarësisht se ishte pikërisht Kongresi i Manastirit ai që unifikoi Abc-në e shqiptarëve.

Sipas Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe Prishtinë, kjo gjë ka ardhur për shkak të problemeve politike që po kalon Maqedonia ka qënë pengesa e lënies "jetim" të shqiptarëve të Maqedonisë, megjithëse dëshira ka qënë tepër e madhe.

Problemet burokratike mund të jenë të shumta por shqiptarët e Maqedonisë dhe fëmijët e tyre nuk mund të lihen jashtë projekteve të tilla, të cilat synojnë unifikimin e gjuhës shqipe ndër shqiptarë, duke parë edhe përpjekjet e institucioneve maqedonase për të diskriminuar, dëbuar dhe asimiliuar popullatën shqiptare atje.

Gjuha Shqipe është një ndër lidhëzat më të forta mes shqiptarëve dhe ka qënë një ndër arsyet kryesore dhe më të forta që kanë mbajtur të lidhur fizikisht dhe shpirtërisht shqiptarët mes tyre, pavarësisht barrierave politike apo kufijve adminsitrativë.

Prandaj dhe lënia jashtë nga një projekt i tillë shqiptarët e Maqedonisë dëmton ata dhe vetë gjuhën shqipe.(A.R) /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori