Mos guxoni të ofendoni Islamin
Bashkësia Fetare Islame (BFI) shprehet e shqetësuar nga paragjykimet e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, se të arrestuarit i takojnë grupeve “radikale” në fazën kur gjykata s’ka arritur ende në të tilla konkludime.

Nga ky institucion dënojnë çdo tendencë për nxitjen e urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare dhe apelojnë për korrektësi dhe profesionalizëm në cilësimin e këtyre rasteve, si nga institucionet ashtu edhe nga mediat.

Zyrtarë të institucionit më të vjetër në këto troje, thonë për "Zhurnal" se kanë vërejtje edhe për mënyrën si janë shoqëruar gratë gjatë arrestimit të tyre, duke e cilësuar këtë sjellje të policisë si "goditje serioze mbi nderin dhe namuzin e femrës myslimane".

"Çdokush që ka bërë krim duhet të dënohet, megjithatë asnjë ngjarje nuk guxon të përdoret për të ofenduar Islamin dhe besimtarët myslimanë", thonë nga BFI, duke paralajmëruar për nesër edhe një konferencë për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2012, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori