Mos e lemë Maqedoninë të presë pas dere
"Të gjithë e dimë se Maqedonia duhej të priste kohë të gjatë para një dere të mbyllur, duke pritur anëtarësimin në NATO dhe BE. Unë jam nga ata persona që besojnë se nuk është mirë t’i lëmë partnerët gjatë kohë të presin pas dere. Besoj se integrimi është mjeti më i mirë për t’u marrë me nacionalizmin. Jam i bindur se izolimi e ushqen nacionalizmin".


Kjo ishte deklarata e Komisionerit për zgjerim të BE-së, Stefan Fule në takimin me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, njofton agjencia bullgare e lajmeve "Fokus".

"Unë jam këtu për të ndihmuar në përcaktimin e asaj se si Komisioni Europian mund të ndihmojë në Bullgari, për ta hapur potencialin e saj në sferën e politikës së fqinjësisë. Do kisha dashur të bisedojmë edhe në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, ashtu që të gjitha fqinjët këtu të ndjehen rehat në vendet e tyre", deklaroi Fule. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori