Mos e humbni gjakun, mjaft më me -Ovski e -Viç-a
Pëlqej
Thuhet në Librat e Zotit: Ju kurrë s'mund të bëni aq gabime, sa Zoti mund të bëj falje.

Ne jemi qenie njerëzore, të gabueshme. Askush nga ne nuk është i pagabueshëm, i pamëkat.

E nëse Zoti fal gabime, kush jemi ne që të mos falim ?

Do i falim gabimet e njëri-tjetrit, do i falim gabimet e gjakut tonë dhe padyshim që do jemi më të lumtur e më të fortë.

E që gabimet të falen, duhet kërkuar falje, ose sëpaku, të mundohemi të përmirësojmë gabimet tona, të mundohemi të mos i përsërisim të njejtat.

Jetuam në kohëra të sundimit të djallit, djall i zi që u përpoq të shterronte cdogjë njerëzore nga qeniet tona, nga vetëdija jonë njerëzore e kombëtare.

O njerëz të gjakut tonë, a nuk e shihni në horizont lirinë, a nuk është mëkat të dorëzohemi e nënshtrohemi tani ?

Kanë kaluar kohërat kur me shpatë e pushkë mbi kokë, na ndërruan emra e mbiemra, gjuhë e kombësi. Kur ata që nuk pranuan u likuiduan pa mëshirë, për të ua fshehur dhe varret.
Kanë kaluar kohërat kur i mbyllnin institucionet e ndaluan gjuhën tonë. Kur n’a thanë se është turp të jesh shqiptar.

Kanë kaluar kohëra kur Titon na e bene idhull e Shqipërinë armik. Kur fëmijën nuk bënte t’a emërtosh me emër shqiptar. Kur këngët shqipe ishin krim e sulm ndaj shtetit.

Kanë kaluar kohëra kur as rrobat nuk guxohej të kishin kombinim e ngjyrave Kuq e Zi, e lëre më të valëvitnim flamurin tonë të dashur.

Na etiketuan me Ovski e Viq-a, sikur delet që etiketohen me ngjyra, per t’u ditur se kujt i takojnë.

Ndaj, është koha që të qëndrojmë akoma, sot kur është shumë më lehtë se në kohën e baballarëve tanë, e të gjyshërve tanë.


Sot kur bota jonë po hapet, e lirshëm e me krenari mund të thuash që je shqiptar. Kur këngë e gjuhë shqipe, lirshëm mund t’i përdorim.

Njerëz të gjakut tonë, ka qenë cfarë ka qenë, që n’a humbën gjuhë e komb, por sot është koha të shpaguhemi ndaj vetvehtës, në mos tjetër, per 100 vite robëri.

Le të heqim tani etiketimet që na i bënë si deleve. le t’i heqim Ovski-at e Viq-at, të kthehemi aty ku takojmë. Kaherë i mbuloi toka "idhujt" e imponuar, Tito e ç’Tito dhe u shemb perandori e krimit.

Të gjitha gabimet do të n’a falen, nga Zoti, Kombi e Atdheu , vetëm le të përmirësohemi. Të kthehemi në gjirin që i takuam gjithmonë.

Që nesër mos te turpërohemi, para fëmijëve tanë, pasardhësve tanë, le të përmirësohemi tani.

Kthjelluni o njerëz te gjakut tonë. Ne gjithmonë iu mirëpresim, e të gjitha gabimet do i harrojmë, për hirë të ardhmërisë sone, për idealet tona më të larta.

Nëse nuk pastrohemi sot, do kumbojmë aromë të keqe nesër dhe as të varrosemi pranë të parëve tanë që vdiqën për të mos u bërë Ovski e Viq-a, nuk e meritojmë.

Sot nuk ka arsyetim, kthehuni në gjirin e kombit tuaj, që të jeni pasardhës të denjë të të parëve tuaj e shembull i mirë për pasardhësit tuaj.


Enes Neziri
Studime pasdiplomike ne Universitetin e Europes Juglindore
Cikli Master/Diplomaci



Shtuar më 01/08/2014, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori