Interi favorit për transferimin e Mertensit

Interi është duke kryesuar garën për transferimin e sulmuesit belg të Napolit, Dries Mertens, njofton “Tuttosport”.

Mertens 33-vjeçar raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Superliga e Kinës dhe preferon të qëndrojë në Evropë për të fituar trofe.

Chelsea po ashtu është future në garë për belgun. Por, Interi shihet si favorit. Mertens ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij stinori.


Shtuar 17.05.2020 19:42