Moon: Sa më shpejt kompromisi për emrin
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka shfaqur shpresa për arritjen e zgjidhjes së shpejt për kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit.

Ai këtë e deklaroi sot në Strasburg me rastin e shënimit të 60 vjetorit të miratimit të Konventës Evropiane për të drejtuar e njeriut.

Ban Ki Moon shtoi se me ndërmjetësimin e emisarit special Metju Nimic, nën patronazhin e OKB-së së shpejti do të gjendet një zgjidhje për kontestin maqedonaso-grek për emrin, e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët.

“E dij se ekzistojnë arsye historike që ndikojnë në debatet për këtë çështje. Jam takuar me dy udhëheqësit e këtyre dy vendeve dhe me rëndësi është që të mbahet llogari për dallimet në mendime, por edhe të arrihet një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë harmonizuese”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. (albeu.com)
Shtuar më 19/10/2010, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori