Montuesit e "Sopotit" do të shpëtojnë!
Nëpunësit e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, të përfshirë në rastin e “Sopotit”, nuk do të përgjigjen penalisht për shkeljet ligjore që i kanë bërë në këtë rast.

Tejkalimi i kompetencave dhe marrja me dhunë e deklaratës të dëshmitarit të vetëm, Ramadan Bajrami, për shkak të kalimit të afateve ligjore, nuk mund të procedohet më tutje.

Ashtu siç ditë më parë theksuan avokatët e të akuzuarve në rastin e “Sopotit”, se dispozitat ligjore nuk lejojnë inicimin e procedurave penale kundër pjesëtarëve të policisë sekrete, të njëjtën gjë të hënën e konfirmoi edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva.

“Mendoj se afatet ligjore për inicimin e procedurave penale kundër nëpunësve të DSK-së në rastin e ‘Sopotit’ kanë përfunduar.

Sa i përket këtij rasti, në seancën e radhës kur pritet të jepen fjalët përfundimtare, ne do të prononcohemi në përgjithësi për këtë lëndë”, tha Janeva në pyetjen e gazetës KOHA.
Shtuar më 06/03/2018, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori