"Monstra", VMRO-DPMNE kërkon drejtësi
Partia VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit është e interesuar që sa më shpejt të mbyllet procesi gjyqësor lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, raporton Agjensia e Lajmeve INA.

Burime pranë kësaj partie i thanë agjencisë së lajmeve INA se janë të interesuar që sa më shpejt të mbyllet procesi gjyqësor lidhur me vrasjen e 12 prillit, për të cilën ngarkohet grupi i të arrestuarve gjatë operacionit "Monstra".

"Ne jemi të interesuar që të mbyllim këtë kapitull dhe se për këtë MPB dhe kryeministri Gruevski ka thënë se ka dëshmi të forta që argumentojnë se grupi i pesë të dyshuarve të parë, dy prej të cilëve janë në arrati, janë kryerës të vrasjes së pesëfishtë. Pavarësisht dilemave, në këtë rast nuk do të ketë politikë dhe fjalën do ta thotë drejtësia në bazë të provave dhe dëshmive", theksojnë burime pranë partisë maqedonase në pushtet. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori