"Monstra", shqiptarët në Çikago protestojnë masivisht (FOTO LAJM)

Pëlqej
Diaspora shqiptare në Çikago ka organizuar një protestë masive kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë me qindra shqiptarë, të cilët protestuan në sheshin përpara bashkisë së qytetit dhe zyrës së konsullatës së Maqedonisë.

Protesta ka filluar në orën 11.00 dhe ka vazhduar deri në orën 15.00 me orën lokale.

Protesta u udhëhoq nga ish-kongresisti shqiptaro - amerikan Joe DioGuardi, presidenti i LQSHA lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në SHBA, ndërsa kishte dhe përkrahës të fuqishëm të gjithë komunitetit shqiptar nga zona e Illionisit, Wisconsin dhe Kenosha. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori