"Monstra", nesër protestohet përpara qeverisë
Pëlqej
Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin "Monstra" ka informuar se protestat do të vazhdojnë edhe këtë të premte, duke nisur nga ora 13.45 minuta në Çairçanja.

Familjarët, por edhe organizatorët kanë thënë se të dënuarit për rastin e shumëdiskutuar "Monstra" vuajnë në një dhomë të vogël dhe ku nuk ofrohen kushte.

Ata thanë se protestat nuk do të jenë politike, por vetëm për një kauzë, atë të lirimit të 6 shqiptarëve, që sipas organizatorëve, janë dënuar pa patur faj dhe as prova ndaj tyre./albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori