Zanetti me mesazh të koduar: Dybala? Ne kemi shumë sulmues por ndoshta situata ndryshon

Tek interi vazhdon të diskutohet çështja në lidhje me Paulo Dybala.

Klubi zikaltër ishte ndër klubet e para që  interesua për sulmuesin argjentinas, por më pas nuk u bë e mundur të përfundohej goditja për shak të mbipopullimit në sulm.

I intervistuar nga “BolaVIP Argentina”, zëvendës presidenti Javier Zanetti iu përgjigj një pyetjeje rreth Dybala.

“Siç tha drejtori ekzekutiv Marotta, Dybala ka qenë gjithmonë një mundësi për ne sepse ai është një lojtar i lirë, por sot Interi ka Lautaro, Lukaku, Correa, Sanchez dhe Dzeko.

E nisëm parasezonin me këta sulmues, pork jo nuk do të thotë që gjërat nuk mund të ndryshojnë”, është shprehur ish-kapiteni legjendar i Interi, ku me ktë përgjigje ka lënë shumë pikëpyetje brenda./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.07.2022 09:57