"Monstra", familjarët kërkojnë dëmshpërblim (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Procesi gjyqësor për rastin "Monstra" ka vazhduar sot me dëshmitë e familjarëve të pesë personave të vrarë më 12 prill të vitit të kaluar në liqenin e Smillkovcës. Të gjithë familjarët e viktimave mbetën në dëshminë që e kanë dhënë në hetuesi, ndërsa pala mbrojtëse sot nuk kishte pyetje për familjarët.

Para trupit gjykues sot u paraqitën familjarët Zorica Nakevska, Goran Nakevski, Dimo Acevski, Biljana Acevska, Dragan Triçkovski, Juliana Triçkovska, Radenko Sllavkovski, Stevka Sllavkovska, Bozhin Stefkovski, Bozhana Stefkovska dhe Aco Stefkovski. Të gjithë këta kërkuan dëmshpërblim, ndërsa për shumën do të prononcohen në mënyrë plotësuese me shkresë, njofton Alsat-M.

Katër dëshmitarët tjerë të propozuar nga prokuroria sot nuk ishin në sallë, ndërkohë seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për të enjten më 17 janar. Në dy seancat parapake gjyqësore, të gjithë të akuzuarit që ndodhen në paraburgim, Fejzi Haziri, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Haki Haziri hodhën poshtë aktakuzën si të pa vërtetë. /albeu.com/


Shtuar më 15/01/2013, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian