"Monstra", babai i nje prej viktimave akuzon Zaevin (VIDEO)
Goran Nakevski, babai i njërit prej viktimave në rastin "Monstra", thotë se është ende në kërkim të së vërtetës për vrasjen e djalit të tij.

Në intervistën e tij për "10 Minuta" , thotë se është i zhgënjyer për vendimin e liderit të opozitës, Zoran Zaev, për të mos i publikuar materialët që i posedon në lidhje me rastin "Monstra".

"Ai u betua në emrin e fëmijëve të tij që do të na japë ato numra, sepse ai nuk mundet t’i shpallë në publik, mirëpo se neve do të na i japë sepse ne jemi prindërit e viktimave, por si çdo politikan, edhe fjala e tij nuk vlen as 5 para", tha Goran Nakevski.

Nakevski komentoi edhe deklaratën e Zoran Zaevit të dhënë për gazetën gjermane, ku thotë se persona të pafajshëm vuajnë dënimin për rastin "Monstra".

Sipas Goran Nakevskit, nëse prokurorja nuk e trajton kete rast ajo do të thotë se partitë janë marrë vesh që ky rast të mbyllet.

"Ne duam që Prokurorja Speciale ta marrë përsipër këtë rast, mirëpo ne kemi disa informata që të 3 partitë politike janë marrë vesh për këtë rast. Ne kërkojmë edhe nga opinioni publik që të insistojë që prokurorja ta shqyrtojë këtë rast.Të zbardhet rasti, të na pushojnë dhimbjet neve dhe opinionit të gjerë publik në Maqedoni", shtoi Nakevski.

Në pyetjen tonë, se çka nëse prokurorja speciale nuk e merr përsipër rastin, Nakevski me vlerësim se kjo do të jetë provë se LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI janë dakorduar që të mos preket rasti i tyre.

Ai tregoi edhe mesazhin e marrë nga Zaev, më 1 Maj, ku i premtohet se në një periudhë prej dy javësh do të publikohet gjithçka. Por vetëm 8 ditë pasi ka pranuar mesazhin, ndodhën trazirat në "Lagjen e Trimave", që sipas tij e pamundësuan liderin e opozitës t’i publikojë materialet që posedon për rastin "Monstra". /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori