"Monstra", Ajdari: Dëshmitarët janë kërcënuar
Pëlqej
Kryetari i Këshilli Organizativ të protestave kundër rastit "Monstra", Bedri Ajdari është shprehur se dëshmitarët që janë zgjedhur për të folur në gjyq e dinë shumë mirë se rasti është i montuar.

Sipas tij, dëshmitarët po ashtu e dinë se të akuzuarit shqiptarë nuk kanë faj për vrasjet në liqenin e Smilkovcit.

“E kemi lajmeruar avokatin mbrojtës lidhur me këta dëshmitarë të cilët kanë dëshmi që rasti është i montuar, mirëpo ata frikësohet të flasin publikisht”, tha Ajdari.

Bedri Ajdari thotë në fund se do të bëjë çmos që të dalë në shesh e vërteta, e cila është, sipas tij, se shqiptarët e akuzuar janë të pafajshëm. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori