Monografia "Maqedonia e Bukur" diskriminon shqiptarët
Monografia e publikuar në gjuhën maqedonase e angleze, dhe e titulluar "Maqedonia e Bukur", është diskriminuese për shqiptarët pasi nuk trajton elemente dhe pasuri të tyre në Maqedoni.

Përmes një videklipi reklamues ku prezantohet monografia shihet qartë diskriminimi edhe në baza fetare, ku Maqedonia paraqitet një vend ortodoks me kisha, kryqe, lokalitete të së kaluarës që janë konsideruar si maqedonase si dhe artefakte tjera kishtare me elemente sllavo–ortodokse.

Monografia diskriminon shqiptarët teksa nuk trajton historinë e tyre, ndërsa bukuritë natyrore në zonat shqiptare shtrembërohen ose paraqiten ndyshe.

Vetë ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska–Mileska ka theksuar se ky libër flet për kulturën fizike dhe shpirtërore të popullit maqedonas.

"Është një artefakt me vlerë për të gjithë ne, por edhe një dhuratë prezantuese për çdo vizitorë në vendin tonë", është shprehur ajo.

Monografia është e plotësuar me një film me fotografi për lokalitete historike dhe kulturore në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori