Murinjo zbulon tatuazhin special, portugezi bën lidhjen me triumfin në finalen e Tiranës

Tekniku portugez, Zhoze Murinjo ka zbuluar tatuazhin special që ai kishte bërë, i cili u aludua gjerësisht në mediat italiane për përmbajtjen.

59-vjeçari zbuloi se tatuazhi i tij ka si përmbajtje tre trofetë europian që portugezi ka fituar gjatë karrierës me Interin, Junajtid, Porton dhe finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë me Romën.

Murinjo ka zbuluar vetëm dizajnin të cilin është shprehur se e ka ndryshuar pak me tifozët që janë në pritje të shikojnë sesi do të duket në krahun e portugezit.