CHAMPIONS/ Skuadrat e Milanos nuk kanë kohë për gabime, sonte vetëm për fitore (FOTO LAJM)

Sot startojnë ndeshjet e “Champions League” dhe në mbrëmje dy ekipet e Milanos janë në kërkim të fitores.

Inter dhe Milan ende nuk kanë marrë një fitore në grup dhe situata nuk është në favorin e tyre nëse sot te dyja ekipet italiane bëjën hapa mbrapa.

Milan ndodhet në vendin e fundit të grupit me 0 pikë ,3 gola të shënuar e 5 të pësuar dhe nga ana tjetër Inter ndodhet në vendin e tretë të grupit me një pikë , 0 gola të shënuar dhe 1 të pësuar.

Ekipi zikaltër do të ketë përballë sot në mbrëmje ekipin e Sheriff , ku këta të fundit kanë arritur dy fitore shumë të rëndësishme në grup, por ajo më e papritura ishte kundër Realit në Spanjë me rezultatin 1-2.

Nga ana tjetër Milan do të luaj si mike në Portugali kundër Portos. /albeu.com

Formacionet e mundshme :


Shtuar 19.10.2021 09:42