Mohon ministria ruse: Lavrov nuk ka propozuar ndarjen e Maqedonisë
Ministria e jashtme ruse ka reaguar ndaj "Deutsche Wele", duke e konsideruar si "provokim të pastër" tentativën për t'i "veshur" ministrit të jashtëm, Sergej Lavrov, idenë për ndarjen e Maqedonisë.

"Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklarata me përmbajtje të tillë ose të ngjashme, përkundrazi, çdoherë ka dënuar akuza të tilla", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në deklaratë thuhet se ideja për ndarje të Maqedonisë ka ardhur nga SHBA-të, duke përmendur deklaratën e kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, duke konsideruar se "një mendim i tillë është përë me qëllim provokues për të njollosur imazhin e Rusisë në Ballkan." /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori