Mogherini nis sot turin e vizitave në Ballkan
Shefja e Diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, pritet të nisë sot turneun e vizitave disa ditore në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit të saj në Ballkan nga 1 deri më 4 mars, Mogherini do të që qëndrojë në Tiranë, Sarajevë, Prishtinë, Beograd, Podgoricë dhe në Shkup, transmeton "Klan Kosova".

Ajo do të zhvillojë takime me përfaqësuesit institucional të të gjitha vendeve, përfshirë qeveritarët, ata nga Kuvendi dhe përfaqësuesit e partive politike.

Pas vizitës, Mogherini menjëherë do të raportojë para shefave të diplomacive të të 28 vendeve anëtare në Këshillin e Ministrave gjatë takimit që do të mbahet në Bruksel më 6 mars. /albeu.com/

Shtuar më 01/03/2017, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori