E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Mogherini i bën thirrje presidentit që ta kthejë vendimin dhe të ndajë mandatin
Federica Moherini, duke folur para gazetarëve pas takimit me kryetarët e partive politke në Maqedoni, tha se vizita e saj vjen pas një situate të rëndë politike.

Ajo i bëri thirrje presidentit Ivanov të reflektojë dhe ta kthejë vendimin.

Mogherini gjatë kësaj thirrje citoi edhe një nen të Kushtetutës së Maqedonisë, që sipas saj e detyron presidentin ta dorëzojë mandatin për partinë e dytë fituese.

“Ata që kanë shumicën duhet të lejohen të formojnë qeverinë. Këtë e parashikon kushtetuta”, tha eurokomisioneria.

“Me kryetarët folëm rreth takimeve të ardhshme që do të jenë në Maqedoni. Shpresoj, që çdo njëri do të jap maksimumin për dalë nga kjo situatë. Është përgjegjësi e politikanëve që të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët”, deklaroi ndër të tjera Mogherini.

Komisionerja evropiane ka theksuar gjithashtu se në Evropë nuk ekziston asnjë vend në të cilin shumica nuk ka mundësi të formojë qeverinë.

Ajo u ka bërë thirrje partive politike që të përmbahen nga retorika dhe hapat provokues. /albeu.com/


Shtuar më 02/03/2017, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori