A do të ndërpritet energjia elektrike pas orës 10 të darkës? Përgjigjet Balluku

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, u shpreh se ditën e nesërme do të prezantohet paketa e re për energjinë elektrike.

Sipas Ballukut paketën e re për krizën energjike do të aplikohet nga 1 tetori.

E pyetur në lidhje me deklaratën që Rama dha disa ditë më parë për ndërprerjeje të energjisë elektrike pas orës 22:00, Balluku sqaroi se qeveria nuk ka në plan të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00.

Ajo tha se po shqyrtohet plani që pas orës 22:00 të darkës të ndërpritet ndriçimi publik, ashtu sikur se Gjemani dhe disa vende të BE-së kanë nisur të aplikojnë.

“Pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. Gjermania e ka aplikuar këtë dhe do të thosha që aplikimi i ndriçimit publik, i njësive tregtare dhe gjithçkaje tjetër ndodh nga ora 16:00 deri në orën 22:00. Vetëm ai interval lejohet që të ketë drita të ndezura, por flasim gjithmonë për ambientet publike. Pas atij momenti fiken dritat deri në ditë tjetër, në orën 16:00.

E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë edhe shtete të tjera. Është pjesë e paketës së kursimit të energjisë. Ne nesër së bashku me kryeministrin do të bëjmë prezantimin e paketës për energjinë për sa i përket edhe fashës 800 kë/h që do të fillojë aplikimi nga 1 tetori, edhe disa masa të tjera drastike që ne do duhet të ndërmarrim në vazhdim.

Disa janë marrë si praktikat më të mira nga shtetet e tjera evropiane, disa janë kostumizuar me kërkesën e vendit tonë. Nesër në orën 09:00 do prezantojmë paketën e krizës energjitike”, është shprehur Balluku./albeu.com/