Mogherini dhe Hahn besojnë se shumica mbështeti referendumin
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini dhe eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, në një deklaratë të përbashkët theksuan se shumica e qytetarëve e kanë mbështetur marrëveshjen me Greqinë.

“Në mënyrë të qetë dhe demoratike, shumica e qytetarëve nga ata që e shfrytëzuan të drejtën e tyre për votë i thanë “po” marrëveshjes së Prespës për Emrin dhe rrugës evropiane. Kuvendi është ftuar të vazhdojë me hapat e ardhshëm për implementimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për miratim të ndryshimeve kushtetuese”, shkruajnë në deklaratë të përbashkët Han dhe Mogerini.

Ky është rast historik, thonë ata, jo vetëm për pajtimin në rajon, por edhe për avancim të shkëlqyer në rrugën drejt BE-së.

“Të gjithë aktorët politik dhe institucional tani duhet të veprojnë në kuadër të përgjegjësisë kushtetuese, jashtë linjave partiake. BE do të vazhdojë ta përkrah vendin dhe qytetarët e saj”, thonë në deklaratë.

Shtuar më 01/10/2018, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori