Ukrainasit po marrin Krimenë? Komandantët rusë në panik, evakuohen me urgjencë (VD)

Në zonat e pushtuara nga Rusia të Krimesë dhe Ukrainës jugore, bashkëpunëtorët rusë, oficerët e inteligjencës dhe komandantët ushtarakë kanë filluar të evakuojnë dhe “të zhvendosin urgjentisht familjet e tyre” përsëri në territorin rus.

Lajmin e dha Shërbimi Informativ i Mbrojtjes i Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës. Zyrtarët e inteligjencës së mbrojtjes vunë në dukje se shtetasit rusë “po përpiqen fshehurazi të shesin shtëpitë e tyre dhe të evakuojnë urgjentisht të afërmit e tyre nga gadishulli”.