Mogerini: Maqedonia do ketë probleme nëse nuk zgjidhet emri
Pëlqej
Përfaqësuesja e re më e lartë në politikat e BE-së, Federica Mogerini tha se nëse nuk zgjidhet problemi i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ka mundësi që situata në shtetin e Maqedonisë të përkeqësohet akoma dhe më tej.

Mogerini theksoi nga Brukseli se duhet bërë më shumë, me qëllim që kontesti i emrit mes Shkupit dhe Athinës të mund të zgjidhet .

"Duhet një mundim më i madh, jo vetëm në raport me Maqedoninë, por edhe me shtetet e tjera. Duhet të përpiqemi dhe të zgjidhim një çshtje që për vite me rradhë ka qenë problem si për Greqinë, ashtu edhe për Maqedoninë. Nëse ky problem nuk zgjidhet, ka mundësi që Maqedonia të ketë probleme të brendshme", vlerësoi Mogreini, transmeton MIA.

Shefja e re e diplomacisë së BE-së thekoi se pritet që të zgjidhet kontesti i emrit,e mandej të mendohet për integrimet e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori