MO-ja e bën shqipen gjuhën e dytë zyrtare
Profesori dhe hartuesi i marrëveshjes së Ohrit Vllado Popovski ka thënë se marrëveshja e Ohrit i hap rrugën gjuhës shqipe për të qenë gjuha e dytë zyrtare në Meqedoni.

Sipas tij, ligji ekzistues e pranon gjuhën shqipe si zyrtare edhe pse nuk e emëron si të tillë, ashtu sikurse të gjitha gjuhët e tjera që flasin më shumë se 20% e qytetarëve.

Fillimisht duhet të ketë një marrëveshje politike, më pas të arrijë ligji në Kuvend, me garancinë se do të miratohet nga shumica e deputetëve, ka thënë Popovski. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2013, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori