Mjet shpërthyes në fshatin Nerashtë
Një mjet shpërthyes e modelit bombë kashikarë ka shpërthyer mbrëmë në oborrin e një shtëpie në fshatin Nerashtë të Tetovës.

Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.00, kur një bombë dore ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së I.K, 52 vjeç, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, raporton Ina.

Sipas vlerësimeve të para, janë shkaktuar dëme materiale në fasadën, dritaret dhe pjesët tjera të shtëpisë, por edhe në një shtëpi të fqinjëve. Organet policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se po hetojnë motivet e këtij shpërthimi.
Shtuar më 03/03/2012, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori