Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton qytetarët për gjendjen e rrugëve në vend, si edhe udhëzon
shoferët se si të veprojnë në këto ditë dimri në qarkullimin.
Sipas tyre, për shkak të mjegullës është ulur shkueshmëria në Manastir, Prilep e Resnjë deri më 150
metër,
kurse në Tetovë deri më 50
metër.
LAMM kërkon nga
shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, si edhe të respektojnë sinjalistikën.
Kujdes duhet të kenë automjetet që lëvizin nëpër gryka dhe ngushtica mali pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh.
Dendësia e qarkullimit në rrugët jashtë qyteteve është mesatare,
kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018,
ora 19:30